Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, nën akuzë për dhunë në familje.
Mësohet se i riu ka dhunuar të dashurën e tij, me të cilën bashkëjetonte, ndërsa në momentin e arrestimit ai ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë duke bërë rezistencë. Megjithatë, së bashku me të është arrestuar dhe vetë vajza dhe babi i 26-vjeçarit, pasi dhe ata kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët e policisë teksa arrestonin djalin.
Njoftimi i policisë:
Një 26-vjeçar me iniciale O. Xh. është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen, gjithashtu ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në komisariatin e Tiranës.
Në pranga janë vënë bashkëjetuesja dhe babi i tij, të cilët gjithashtu kundërshtuan dhe goditën policinë, në momentin e shoqërimit të autorit.
Teksa i riu që kishte dhunuar bashkëjetuesen 23-vjeçaren me iniciale H. D. po arrestohej, ajo së bashku me 55-vjeçarin me iniciale E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për të penguar shoqërimin në komisariat.
Mbi 26-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
Ndërsa për babain dhe vajzën rëndojnë akuzat “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.