Biznesmeni u godit me lopatë në Shëngjin, Policia e Lezhës zbardh gjithë dinamikën e ngjarjes, ja çfarë ndodhi mes tyre

Policia e Lezhës ka zbardhur sherrin që ndodhi dje në Shëngjin për shezlongët, ku pronari i një subjekti i godit me lopatë nga një person tjetër.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, ju informojmë se:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve hetimore, u bë zbardhja e plotë e dinamikës së këtij konflikti për motive pronësie, në të cilin u përfshinë shtetasit A.(P). D. dhe E. D. me shtetasit A. M. dhe E. M.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.(P). D., 48 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit A. M.), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A.(P).D., dhe për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit E. M.