Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit do të mbahet më 30 maj.
Vendimi u mor ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve, në të cilën u vendos gjithashtu që afati i fundit për të dërguar emrat është data 29.
Ky është raundi i fundit që kërkon një shumicë prej 3 të pestash për zgjedhjen e kreut të shtetit, teksa në dy raundet pasardhës, mjafton një shumicë e thjeshtë. Dy raundet e parë u dogjën pa asnjë propozim nga të dyja palët.