Rama poston foton e takimit me ministrin e Jashtëm grek. Ja mesazhi që përcjell

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka postuar disa foto nga takimi, ndërsa thekson se kanë diskutuar për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë.

“Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë”, shkruan Rama.

Me herët, Ministri grek bërit të ditur se temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva europiane e Shqipërisë.

“Në përfundim të vizitës time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale”.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në një konferencë të përbashkët me homolgen shqiptare, Olta Xhaçka u shpreh se kanë marrë vendimin që çështjen e kufirit detar të përcjellin në Hagë.

“Kryeministrit Edi Rama do t’i përcjell edhe përshëndetjet e kryeministrit grek. Unë kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj së bashku me kryeministrin Rama vendimin tonë për përcjelljen e çështjes së delimitetit të hapësirave detare në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçante.

Të dyja vendit dëshirojnë që të zgjidhim diferenca tona, kryesisht atë të detit. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon edhe një mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyrë e saktë për të zgjidhur divergjencat tona.

Ne duhet të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës.

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është dicka që ne duhet të shkëputemi. Abrogimi i ligjit duhet të mbyllet sa më shpejt. Ne duhet të diskutojmë mbi çështjet praktike”, tha Dendias.