“Nuk eksiton politikisht asnjë”, Arian Çani tregon se kujt po i “shërben” Enkelejd Alibeaj

Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, teksa analizonte figurën politike të Enkelejd Alibeajt, u shpreh se gjatë artikulimit te të folurit në publik, të ngjan se ai më shumë imiton Fatos Nanon.

Sipas tij, ai është një figurë që nuk të eksiton politikisht, dhe nuk është gjë tjetër veçse një kukull e Ambasadës Amerikane.

“Ajo që më bën përshtypje është që ky Alibeaj, edhe kur nuk kishte asnjë rol, kam pasur rastin të takohesha shpesh me të në një kafe në qendër të Tiranës. Përshëndeteshim, nuk kishim miqësi. Është djalë korrekt, i pashëm.

A është pozitive në Shqipëri të jesh i papërfolur? Nuk bën karrierë. Por ajo që më bën përshtypje është që ky nuk e di pse, ka një tendencë, po ta vësh re, te artikulimi, ka një impostim si Fatos Nanos.

Është një kuriozitet që do të doja ta dija. Them se e imiton më shumë, për mua nuk është figurë interesante politike, në artikulimin publik po ta vesh re, është korrekt kur flet, por nuk thotë asgjë.

Alibeaj ka shansin e keq që nuk eksiton politikisht askënd, por ka kohë deri ne 2025, të tentojë të mos zhduket fare.

Duam nuk duam ne, ai nuk është gjë tjetër veçse një kukull e Ambasadës Amerikane”, tha Çani.