Dështon plani “djallëzor” i të burgosurit në Drenovë, u vodhi mjekëve një bisturi por…

Një i burgosur në burgun e Drenovës ka konsumuar së fundmi një sasi ilaçesh, teksa është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se pas kurimit në spital, i burgosuri dyshohet se ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, mjet i cili i është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve.

Shtetasi A.H. është arrestuar për vjedhje, ndërsa ka qenë në paraburgim, por për shkak të thyerjes se sigurisë ai u fut në regjim.

Mësohet se do të procedohet për nenin 324/a të kodit penal për futjen e sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Detaje të tjera nga kjo ngjarje pritet të zbardhen nga hetimet e mëtejshme.