21 janari / Artan Hoxha: Predha e gjetur në kokën e njërit prej viktimave është …

Teksa diskutonte për SPAK, gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në Opinion foli për çështjen e 21 janarit.

Ai tha se nga prokuroria e Tiranës, është kërkuar një riinspektim i predhës që është gjetur në kokën e Aleks Nikës.

“Çështja e 21 janarit nuk është në hetim nga SPAK. Po hetohet nga prokuroria e Tiranës, është kërkuar një riinspektim i predhës që është gjetur në kokën e Aleks Nikës.

Kjo tashmë po dërgohet për ekspertizë në Itali, por nuk pritet ndonjë gjë e madhe. Familjarët i kërkojnë Ramës që kjo çështje të merret përsipër nga SPAK-u”- tha Artan Hoxha.