Rama në konferencë me Erdogan: Kam një lajm të mirë…

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Turqisë, Erdogan e falënderoi këtë të fundit për ndihën që i ka dhënë popullit shqiptar.

Rama dha edhe lajmin e mirë, se tashmë gjuha shqipe do të jetë prezente në shkollat në Turqi si lëndë me zgjedhje.

“Dua ta falënderoj Presidentin që u gjend pranë nesh qysh në sekondën e parë pas goditjes së tërmetit, që u angazhua i pari, me një angazhim konkret dhe që e mbajti fjalën. Ai atë që thotë e bën.

I falënderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme kaq bujare dhe jo të lehtë. Që nga ministri Murat, tek kompania dhe punëtorët. Ndokush mund të mendojë se po e teproj me falënderime, por sic thoshte profeti Muhamed paqja e zotit qoftë me të, kush nuk i falënderon njerëzit nuk falënderon zotin. Një vit më parë kemi firmosur në Ankara një sërë marrëveshjes. Në takimin e Ankarasë unë nuk e vura bastin për spitalin e Fierit, sepse do e kisha humbur, edhe Presidenti nuk vë baste sa jam unë në dijeni, e ndjek futbollin pa baste.

Sot askujt nuk i duket e pamundur, përsa kohe në kemi mbështetjen e Presidentit Erdogan. Nuk dua të zgjatem sepse axhenda kërkon që Presidenti ti drejtohet Parlamentit. Lajmi i mirë është se tani më, është realitet futja e gjuhës shqipe me përzgjedhje në gjithë arsimin turk. Është realitet monitorimi i rrugëve me kamera inteligjente falë asistencës së dhënë nga pala turke”, u shpreh Rama.