Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i PS-së

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta ish-kryebashiaku socialist i Fierit, Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë.

Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka vd3kur dje, më 12 janar, si pasojë e një s3mundje të gjatë dhe të lodhshme. Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit.
“Pas një s3mundjeje të gjatë e të lodhëshme, pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët.

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës”, shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi.