Italia hap rreth 70 mijë vende pune,ja cilat kategori përfshihen

Ministria e Brendshme italiane ka bërë zyrtarisht të ditur se janë hapur rreth 70 mijë vende pune për punonjtës që vijnë nga vende që s’janë psejsë e BE, mes tyre dhe Shqipëria.
Nëpërmjet njoftimit zyrar është bërë e ditur numrin maksimal të lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve.
MPB-ja italiane njofton vendimin e marrë për kuotën maksimale për këta punëtorë, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhjetor 2021, dhe tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Ministria thekson se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune. “27700 kuota [janë të rezervuara] për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime”, thekson Ministria, raporton express.