Itali/ Kishte futur 40 kg mish në valixhe, ndalohet emigranti shqiptar

Autoritetet italiane kanë ndaluar një person nga Shqipëria në aeroportin e Pizës, pasi i gjetën mish në valixhen e tij. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari kishte marrë me vetë 40 kilogramë mish, të cilat nuk i janë lejuar që t’i kalojë. Autoritetet italiane thonë se ushqimet e mishit, nënproduktet, po ashtu edhe ato të qumështit dhe nënproduktet janë të ndaluara pasi paraqesin rrezik të lartë për sëmundje të ndryshme infektive. Sipas mediave në Aeroportin, përgjatë vitit 2021 janë sekuestruar plot 562,5 kilogramë produkte mishi dhe 413.20 kilogramë produkte qumështi, kryesisht nga vendet e Ballkanit.