Erdogan “këshillon” Ramën: Pse nuk i bashkon këto dy ministri në një të vetme

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e tij e parë për këtë vit jashtë shtetit.

Gjatë një konference me kryeministrin Rama, ai u shpreh se Turqia do t’i qëndrojë pranë Shqipërisë në ditë të mira e të këqija

“Ne do t’i qëndrojmë pranë Shqipërisë në ditë të mira e të këqija. Ne u kushtojmë rëndësi është objekteve të veçanta, ministrat e kulturës e turizmit dhe i kemi në një ministri, kurse këtu i keni të ndara. Por, duke u takuar, ne mund të shohim se ç’mund të bëjmë. Edhe ne na është propozuar që të ndahen, edhe pse kemi thënë që nuk do t’i ndajmë. Nuk ju jep ju një sinjal ky? Nëse ju jeni të kënaqur me këtë situatë, vazhdoni këtu siç jeni me dy ministri të ndara”, tha Erdogan.