Aksident i rende në rrugën Tiranë-Vorë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 kur mjeti me drejtues M. K., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. B.
Ky i fundit ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.