24-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur brenda makinës/ Policia italiane dyshon se …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një i ri shqiptar është gjetur i pajetë.

Sipas autoriteteve italiane, bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili u gjet i vdekur brenda makinës së tij të parkuar në San Donà di Piave.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari jetonte në zonën e Pordenones.

Policia dyshon se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritetet përkatëse.

Do të jetë autopsia ajo e cila do të konfirmojë përfundimisht shkakun e vdekjes.