“Ta thashë në telefon, pse nuk e denoncove”, demokratja nxjerr zbuluar mashtrimin e madh të Agron Shehajt dhe Sali Berishës

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj në një komunikim për mediat të martën tha se do të shkojë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha që do të mbahet më 11 dhjetor. Ai theksoi se mbi 4200 firmat e mbledhura nga foltorja e Berishës janë të sakta dhe të vërteta, duke shprehur anën që do të mbajë.
Mirëpo, një prej demokrateve ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë. Ajo i shkruan se kur Shehaj e mori në telefon, i tha se i kishin falsifikuar firmën, por Shehaj tha asgjë për këtë.

“Pse nuk shkruani që janë falsifikuar firmat? Unë nuk kam firmosur dhe rezultoj që kam firmosur. Ishit ju që më morët dhe çfarë ju thashë? Pse nuk denonconi Z.Agron. Ç’është ky qëndrim dualist? Vallë e do PD-në më shumë se unë? Zhgënjim total për ju dhe për atë që përfaqësoni ju?”, shkruan ajo.