Shkuan në Vlorë për të festuar Ditën e Pavarësisë, vajzat dhe gratë e Kosovës ‘rrethojnë’ Ramën (VIDEO)

Shqiptarë nga trevat e Shqipërisë, kryesisht nga Kosova kanë qenë të pranishëm mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku u mbajt edhe ceremonia e ngritjes së flamurit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku duket i rrethuar nga vajza dhe gra të buzëqeshura nga Kosova të cilat kërkojnë të bëjnë një fotografi me të.

“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook.