Ristani zbulon bisedën e Bashës me Berishën para djegies së mandateve: Kam qenë prezent kur i tha që…

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, deputeti Arben Ristani zbuloi dy detaje nga biseda e Bashës me Berishën kur opozita vendosi të digjte mandatet.

“Berisha i ka thënë para se të digjnim mandatet: kjo ose do na nxjerrë faqebardhë, ose do ta çojë në greminë. Unë e dëshmoj këtë, kam qenë prezent. I ka thënë përgatitu që për të fituar besimin e shqiptarëve duhet të kalosh detin në këmbë”, tha Ristani.