“Ishte vendim idiot dhe kriminal”, Meta bën deklaratën e fortë

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot për herë të parë se LSI e ka dëmtuar shumë pasi mbështeti vendimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet.

Meta: Po e them sot, LSI-ja e ka dëmtuar shumë Ilir Metën, në mënyrë tinëzare. Ishte një mënyrë idioteske, vendim idiot dhe kriminal, u krye nga duart më të zeza të historisë që ka futur duart ndonjëherë. Dëgjuan vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. U shkuan ata dy diplomatët dhe u thanë, ‘merrini tani këto dhe çojani KQZ-së, shpejt, shpejt’. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbështetur këtë vendim të Lulzim Bashës.