Basha publikon videon dhe i kthen përgjigje Berishës: Sa poshtë ka rënë!

Kryedmeokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit pasditen e sotme nga Foltorja e Librazhdit e akuzoi se po shkon në SHBA me dy dosje të rënda, “Muzin” dhe “Toyota Yaris”.

Basha thotë se ndihet i keqardhur sesa poshtë ka rënë ish-kryeministri, i cili riciklon akuzat e Edi Ramës, teksa shton se Berisha me trillimet e tij nuk e bunkerizon dot PD-në për interesa personale.

“” I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale”, shkruan Basha.