Zhurme dhe protesta/ky është shteti që kërkon daljen nga Bashkimi Europian

Më shumë se 100 mijë protestues mbushën rrugët e disa qyteteve në Poloni, në mesin e frikës se politika e partisë nacional-konservatore “Ligj dhe drejtësi”, PiS e kryeministrit, Mateusz Morawiecki do ta nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian.
Në mediat e huaja, tashmë ka filluar të përdoret termi “Polexit”, një referim i ngjashëm me Brexit, apo dalja e Britanisë së Madhe nga BE. Vetëm në kryeqytetin Varshavë demonstruan më shumë se 80.000 vetë kundër konfliktit të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e BE dhe për qëndrimin e vendit në komunitetin europian. “Ne qëndrojmë”, thërrisnin demonstruesit duke valëvitur flamujt e BE dhe Polonisë.
Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi së fundmi, se pjesë të caktuara të së drejtës së BE shkelin kushtetutën polake. Me këtë ajo i dha prioritet së drejtës kombëtare para asaj të BE. Ky vendim ka ndèzur konfliktin mes Komisionit Europian dhe Varshavës në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë në Poloni. Thirrja për protesta erdhi nga ish-presidenti i Këshillit të BE, dhe drejtuesi i opozitës polake, Donald Tusk, i cili tha se vend ii Polonisë është në Europë. Në qytetin port Gdansk foli para protestuesve dhe nobelisti dhe presidenti i dikurshëm i Polonisë, Les Valesa, i cili u shpreh se njerëzit që e drejtojnë shtetin sot janë fatkeqësi e madhe për Poloninë.