Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kush janë shqiptarët që marrin pjesë në garë

Në zgjedhjet e sotme lokale partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut garojnë në 18 prej komunave. Aktualisht ata drejtojnë 15 nga 80 në total. BDI e Ali Ahmetit në koalicion me LSDM synon minimalisht të ruajë drejtimin e 10 komunave. “Vepro drejtë, Voto blertë!” – është slogani i kandidatëve të saj.
Ndërsa Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, nën sloganin “Pastër” është në koalicion me një tjetër parti shqiptare, Alternativa dhe VMRO- DPNME.

Ajo kërkon të fitojë drejtimin e më shumë se 3 komunave që kishte që prej 2017-s. Lëvizja Besa dhe PDSH drejtojnë respektivisht nga 1 komunë. Haraçina, një komunë rurale në rrethinat e Shkupit, udhëhiqet nga një grua shqiptare e kandiduar nga LSDM.
Sipas regjistrimit të vitit 2002, shqiptarët janë mbi 25% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, të përqendruar kryesisht në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Kërçovë, Kumanovë Shkup.

Zgjedhjet e vitit 2020, ku partitë shqiptare edhe pse në kampe kundërshtare, morën 32 deputetë, treguan se votat e tyre janë të rëndësishme për formimin e çdo qeverisë maqedonase.