“Unë fle me pak se çdo qytetar”, kryeministri Rama tregon problemin e madh që e shqetëson

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike sot në një konferencë të jashtëzakonshme faktorët që na çuan drejt krizës energjetike, duke thënë se kjo është diçka globale.

Rama më tej tha se planin e masave për rritjen e çmimeve do ta publikojë nesër ndërsa shtoi se e ndjen shqetësimin e qytetarëve më shumë se të gjithë për shkak të detyrës si kryeministër.

“Jemi këtu për mishëruar shqetësimin e çdo qytetari dhe për shkak të detyrës unë sot fle më pak se çdo qytetar se e ndjej këtë shqetësim të qytetarëve.” tha Rama.

Më tej kryeministri është ndalur tek prodhimi që bën Shqipëria për karburantet dhe energjinë, por sipas Ramës prodhimi është më i ulët në krahasim nga ajo që shpenzon vendi, kështu i duhet të dal në tregun ndërkombëtar.

“Është shumë mirë ta dëgjojmë me sa më shumë vëmendje njëri-tjetrin se jam i vëmendshëm të dëgjoj të gjithë që thonë kjo është krizë globale dhe këto janë çmimet në tregje. Por unë e kam të pamundur ta mendoj se mund të vrapojë bashkë me ata që kanë marrë çmimin e energjisë. Është mirë që edhe ata që e kanë këtë shqetësim të dëgjojnë broçkullat që Shqipëria nuk preket nga kriza pasi prodhon vetë. Por këtu bëhet e pabëra. Këto duhen lënë mënjanë. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shesim energji sepse kur ka reshje ka dy rrugë ose tas shesë ose ta derdhi. Ky është mot reshjesh dhe çmimi është më i ulët dhe e shet kur nuk është çmim i lartë.”, tha Rama.