Spartak Ngjela tregon se çfarë po e tmèrron Sali Berishën: Kam fakte…

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar àrrestime në nivele të larta.
Teksa ka komentuar nismë e ish-kryeministrit Berisha për t’u takuar me bazën e partisë.

Për Ngjelën, Berisha po e bën këtë lëvizje pasi ka frikë nga pushteti gjyqësor në Shqipëri, jo se u shpall “non grata” nga SHBA.
“Mos u ngutni dhe mos i krijoni presione SPAK-ut. Këtu po ecet hap pas hapi të shkohet në rangjet e larta. A e shikoni ish-kryeministrin si del nëpër popull dhe bërtet? Mendoni se e ka ngaqë është “non grata”? Jo, por ka frikë nga pushteti gjyqësor në Shqipëri. Nuk është vetëm ai, por asnjëri nga këta nuk ndihet i sigurt. Unë i njoh nga afër, di edhe fakte, por nuk janë prova. Lëreni SPAK-un të punojë pasi 2 vite ka dhe të shikojmë kë do na marrë në proces pènal. Kini parasysh një gjë, duhet të fillojë majtas. Pse duhet të fillojë majtas? Kemi skemën e Napoléon Bonaparte. Kur ai gòditi korrùpsionin i ra majtas, pasi edhe ai ishte i majtë ishte në pushtet. Shenjat janë që edhe këta kështu po fillojnë”, u shpreh Ngjela për A2.