SHQIPËRIA “PUSHTON” Hungarinë! Fitore e madhe e KUQEZINJVE, BOTËRORI edhe më pranë

Fitore e madhe e Shqipërisë në “Puskas Arena” ndaj Hungarisë, që afron kuqezinjtë edhe më pranë Botërorit “Katar 2022”.

Mjaftoi një gol i Armando Brojës në minutën e 80-të që të çonte shqiptarët në delir dhe që i jep Shqipërisë 3 pikë të arta, duke na mbajtur në vendin e dytë me 15 pikë.

Tashmë do të jetë deçizive ndaj Polonisë ditën e martë në “Air Albania”, ku një fitore do ta bënte pothuajse të sigurtë pjesëmarrjen e kuqezinjve në “Play Off”.