Sali Berisha i bën kërkesën e papritur Ramës: Edvin ndiqe këtë foltoren, pasi…

Ish-lideri demokrat Sali Berisha zhvillon këtë të martë Foltoren e radhës në Kukës, ku do të diskutojë me mbështetësit e tij për reformimin e partisë.

Në fjalën e tij Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të ndje Foltoren, teksa e ka cilësuar “punë burras dhe grash të lira, jo punë pengjesh”.

“Dua të falenderoj qytetarët e Kukësit sepse janë me të vendosur se kurrë të rikthejnë Partinë Demokratike në parti të fitores së sigurt në Shqipëri.

Në emër tuaj do ti them zografit bish, Edvin, ndiqe këtë foltore sepse është punë burrash dhe grash të lira, jo punë pengjesh”, tha Berisha.