“Pusho se ta solla A****”/ Krijohet shèrri mes Arjolës dhe Arditit, çfarë ndodhi mes dy konkurrentëve

Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur dhe aq këndshëm për dy konkurentët tanë, Arditin dhe Arjolën.

Aktorja vendosi që të sqarojë një batutë që Arditi i kishte drejtuar asaj një mbrëmje më parë.
Në bisedë e sipër, Arditi i ka përmendur Arjolës emrin e një mikeshe të përbashkët që ata kanë jashtë shtëpisë duke ju drejtuar me këto fjalë: Pusho se ta solla A****.
Kjo duket se e ka òfenduar Arjolën e cila sapo u zgjua në mëngjes vendosi që t’i bënte të qartë Arditit se nuk ka frikë nga askush tjetër përveç Zotit.

‘’Nëse e dua kaq shumë atë njeri dmth që e respektoj por jo që e kam frikë. Ishte shumë e shëmtuar ajo që më the”,- tha Arjola.
Nga ana tjetër këngëtari tentoi të qartësonte se e gjitha ishte për humor dhe se nuk kishte asnjë qëllim të tillë për të òfenduar dikë. Aktorja duket se nuk u bind nga ky shfajësim i tij dhe shtoi: Je 100 vite më i vogël se unë, e kuptoj shumë mirë se si e the.