Përfundon mbledhja e qeverisë/ Miratohet memorandumi për lëvizjen…

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka zbuluar vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, për të miratuar memorandumin për lëvizjen e lirë të mallrave në kuadër të Ballkanit të hapur.
Ajo që bie në sy në deklaratën e Brahimajt, është fakti se ky memorandum është nënshkruar vetëm me dy vende, Maqedoninë dhe me Serbinë, duke lënë jashtë kështu Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, të cilat nuk kanë qenë dakord me disa nga pikat e ballkanit të hapur.
“Kemi miratuar memorandimin për lëvizjen e lirë të mallrave të Open Balkan që në preambul ka lehtësimin e tregtisë dhe memorandumi do të ndiqet me një plan masash mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë”, tha Brahimaj.