“Nëse ajo nuk do të ishte aty…”/ Shoku i ngushtë i banorit të ‘Big Brother’ habit me deklaratën: Graniti po e përdor Fifin

Një nga dyshet më të komentuara në ‘Big Brother Vip’ janë Fifi dhe Graniti. Të dy ata kanë shprehur edhe pëlqim për njëri-tjetrin. Por ja si shihet lidhja e tyre jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”.
I ftuar në “Fan Club”, balerini Graciano Tagani foli si miku i ngushtë i Fifit dhe si duket nuk është shumë dakord me këtë lidhje.
Ai madje u shpreh se nëse nuk do ishte për Fifin, Graniti do dilte i pari, para Elhaid Cufit.

“Graniti po e shfrytëzon, nëse Fifi nuk do ishte aty, ai do dilte i pari dhe jo Elhaidi”, tha Graciano.