Këngëtarja e njohur shokon fansat në transmetim ‘live’, i hidhet mbi tavolinë prezantuesit të emisionit, ai nxiton ta mbulojë me xhaketë (VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin)

Një skenë e papritur ka ndodhur në puntatën e fundit të “The Tonight Show”. Madonna ka shokuar ndjekësit teksa u hodh në tavolinën e Jimmy Fallon gjatë një interviste.

Këngëtarja 63- vjeçare, u shfaq në emision për të promovuar dokumentarin e saj Madame X, por e la prezantuesin të habitur kur ajo u ngrit nga vendi i saj dhe u shtri mbi tavolinën e tij.
Momenti i sikletshëm filloi kur Jimmy pyeti Madonnën se çfarë shpresonte që shikuesit të merrnin dhe kuptonin nga filmi i saj, ndërsa ajo u përgjigj: “Arti është i rëndësishëm në jetën tonë. Unë nuk mendoj se njerëzit e theksojnë aq sa duhet. Unë jam vërtet e frymëzuar nga shkrimtari James Baldwin.”
Madonna vazhdoi: “Ai ishte një burim i madh frymëzimi për shfaqjen, dhe një nga gjërat që citoj pa pushim në shfaqje është se artistët janë këtu për të prishur paqen. Dhe kështu shpresoj se unë kam prishur paqen tuaj jo vetëm këtë pasdite, por paqen e njerëzve ndërsa ata shikojnë shfaqjen. Por e kam fjalën në mënyrën më të mirë.”
Papritur këngëtarja u ngrit nga vendi ku qëndronte ulur dhe u hodh në tryezën e prezantuesit, ndërsa fustani i shkurtër ia zbuloi të brendshmet.

Në një përpjekje për të mbrojtur këngëtaren, Jimmy kërceu duke bërtitur: “Jo! Madonna! Ndalo! Nuk di çfarë të bëj. Ndalojeni atë tani,” dhe hoqi xhaketën duke u përpjekur t’i mbulonte të pàsmet.

Kjo nuk e ndaloi yllin e muzikës që të rrotullohej dhe të ngrinte fustanin e saj për të treguar edhe më shumë brendshmet e saj para audiencës. Ndërsa turma brohoriste, Madonna u kthye në vendin e saj.

VIDEO => https://www.youtube.com/watch?v=0XYQHB5Oy20&feature=emb_title