I riu bie nga kati i nëntë dhe shkatërron makinën, por ngrihet vetë në këmbë: Çfarë ndodhi? (VIDEO)

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në New Jersey në SHBA, ku një burrë ka arritur të mbijetojë pasi u hodh nga kati i 9-të i një ndërtese.

Mediat amerikane shkruajnë se 31-vjeçari, i paidentifikuar ende, është hedhur nga dritarja e ndërtesës dhe ka përfunduar mbi një makinë tip “BMW”. Edhe pse ka marrë pla.gë shumë të rënda, ai ka shpëtuar.

Pas ngjarjes, i riu është ngritur dhe ka nisur të pyesë njerëzit që kishte rreth tij se çfarë ka ndodhur. Dëshmitarët janë habitur.

Sipas një dëshmitari, burri doli me një krah të thyer dhe pyeti: “Çfarë ndodhi?”

“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe nuk mendova se ishte një person në fillim. Dritarja e pasme e makinës shpërtheu. Pastaj filloi të bërtiste. Krahu i tij ishte i shtrembëruar i gjithi,”- tha një 21-vjeçare.

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër./ Gazeta SHQIP – New York Post

VIDEO=> blob:https://players.brightcove.net/62fdd704-7936-4a82-8625-9becc1d80d42