Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në këtë muaj, zëdhënësi i qeverisë tregon vendimet që do merren

Bëhet me dije nga mediat se qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COV|D-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal bëri me dije se parlamentit do t’i paraqitet një projekt ligj për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Gjendja e jashtëzakonshme aktuale përfundon me datë 15 nëntor. Sipas kufizimeve të vendosura, qytetarët duhet të përdorin një kartë shëndetësore COV|D-19 për të hyrë në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera.

Attal gjatë një konference me gazetarët tha se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmonte autoritet të merreshin me krizën shëndetësore.
“Ekziston një rr3zik ringjalljes së epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, tha zëdhënësi i qeverisë.