Flamur Noka del para mediave: Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për media pasi ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD.

Noka është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje duke menduar për partinë dhe jo për karrigen.

Sipas Nokës “Foltorja” e Berishës është e vetmja që mund të bashkojë Partinë Demokratike, duke thënë se baza është me të.

“Kjo forcë duhet t’i kthehet betejës me Edi Ramën. Askush nuk e quan “llum” veçse Bashës. Mbrëm në mbledhje unë kërkova që të marrë përgjegjësi se forca jonë është duke shkuar në zgript falë vendimit të tij. Dhe nëse e donte këtë forcë do të jepte dorëheqje. Ai konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i demokratëve. U vendos i lidhur pas saj. Foltorja është zgjidhje, foltorja e Sali Berishës është për të bashkuar PD, për ta mbajtur këtë forcë nga rrënimi ku po e çon Basha. Firmat po ecin shumë mirë dhe e kanë kuptuar se bazë është për një forcë të bashkuar” tha Noka ndër të tjera.