Erion Braçe humb njeriun e afërt, mesazhi i ndjerë i ish-zv.kryeministrit

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ditën e sotme është ndarë nga jeta xhaxhai i tij, Karafil Braçe.

Ai ka postuar një foto të xhaxhait, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të ndjerë, ku shprehet se i ndjeri donte të ishte i lirë dhe i denjë për jetën që donte.

Mesazhi nga Erion Braçe:

KARAFIL BRAÇE ISHTE XHAXHAI IM!

Deri sot ne mesdite,

79 vite djale, burre, baba e gjysh, vella me tim ate e xhaxha per mua.

Kur lindi shekullin e shkuar, i ati i vuri emrin e babait te tij, Karafilit; bashke me emrin i dha edhe karakterin e tij, nje burri e oficeri qe jetoi jeten ashtu sic donte, ku donte.

Ate nuk e njoha kurre, ama te gjithe me thonin se xhaxhai im ishte Ai, i njejti karakter, e njejta jete deri sot;

Zgjodhi te bente jeten qe donte, te ndertonte familjen qe donte, te bente punen qe donte, te ikte e vinte shpejte, me shpejtesine e nje motorri qe gjithnje ishte me i fundit qe Ushtria kish, here ne qytet, here ne fushime, reparte, here ne uzina ushtarake e heren tjeter ne baza ushtarake, here ne tunele mes malesh qe fshihnin katjusha e heren tjeter ne vendqendrime nendetsesh;

Me mendjen per te bere ndryshe nga te tjeret, gjithnje me revista te huaja, teknike, ne dore e prej te cilave modifikonte gjithcka per paisjet ushtarake ketu;

Kurre nuk e mori nje grade dhe ishte zgjedhje e tij, donte te ishte i lire, i denje per jeten qe donte, jo per graden qe e priste.

Asgje se pengoi te bente jeten e tij, i sfidoi te gjithe me kostum, kollare, syte qiell, bastun ne dore, motorr nga Vespa tek Honda e pazakonte per moshen;

Sfidoi shendetin e mjeket te cilet i caktuan vec 5 vite me shume e ai i beri 35 vite plus, duke i jetuar dite me dite sic desh vete, me nje gote vere te mire perpara qe perhere behej shishe!

Edhe sot, iku sic donte vete pa i dhene kerkujt nder ne mundesine ta kishim edhe me gjate; i la te gjithe mire e te plotesuar!

Lamtumire xhaxh!