E quajti asfalt, Safet Gjici i përgjigjet Berishës: Mua më ka shumë qejf

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i është përgjigjur ish-Kryeministrit Berisha, i cili e ka quajtur gjatë Foltores në Kukës ‘Safet asfalti’.

Gjatë një video live në Facebook, Safet Gjici, i thotë Berishës se asfalti duhet bërë si investim për njerëzit. Ai nuk ka kursyer as ironinë, teksa u shpreh se ‘doktor Berisha e ka shumë qejf’.

“Do bëhen të gjitha mirë që dalin si rruga Rilindjes, se po bëjmë gjithë këto investime. Se ai doktor Berisha tha Safet asfalti. Asfalti ja për njerëzit është. Bie ndesh për atë që thotë vetë, s’ka investime thotë. Ai kudo që shkon, nëse nuk më përmend mua nuk i ecën fjala. Mua më ka shumë qejf nuk e di. Ne duam vepra, këto janë veprat“, thotë Gjici.