Verifikimi i emrave të propozuar në Këshillin e Ministrave, Prokuroria i kthen përgjigjet presidentit Meta

Më pak se 24 orë pasi presidenti Ilir Meta i kërkoi informacione për anëtarët e kabinetit qeveritar, Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje Presidentit të Republikës.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, për asnjë nga 16 ministrat e propozuar nga Rama nuk ka të regjistruar ndonjë hetim penal nga prokuroritë e vendit.