Talebanët marrin vendimin: Gratë janë vetëm për të lindur fëmijë, nuk mund të qeverisin

Talebanët kanë marrë vendimin në lidhje me gratë në qeverinë e tyre. Zëdhënësi i talebanëve, Sayed Zekrullah Hashimi në një intervistë është shprehur se gratë janë vetëm për të lindur fëmijë dhe nuk do të jenë pjesë e qeverisë apo të bëhen ministra.

“Një grua nuk mund të jetë ministre, është sikur t’i vësh diçka në qafë që ajo nuk mund ta mbajë. Nuk është e nevojshme që gratë të jenë në kabinet, ato duhet të lindin. Gratë protestuese nuk mund t’i përfaqësojnë të gjitha gratë në Afganistan, ” tha Hashimi.

Gazetari kundërshtoi duke thënë se “gratë janë gjysma e shoqërisë”.

Ndërsa zëdhënësi i talebanëve tha “por ne nuk i konsiderojmë ato gjysmë. Çfarë lloj gjysme? Vetë gjysma është e keqpërcaktuar këtu. Gjysma do të thotë këtu që i mbani në kabinet dhe asgjë më shumë. Dhe nëse shkelni të drejtat e saj, nuk është çështje. Gjatë 20 viteve të fundit, çfarëdo që u tha nga kjo media, SHBA dhe qeveria e saj kukull në Afganistan, a ishte gjë tjetër veçse prost1tucion në zyra? “