Takim 40 minuta me dyer të mbyllura, Lindita Nikolla bën lëvizjen e rëndësishme në Lezhë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka qenë sot një Lezhë ku ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me përfaqësuesit politik të këtij qarku. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta dhe është prezantuar edhe drejtuesi i ri i qarkut të Lezhës për PS, Blendi Klosi.

Të pranishëm në të takim ishte edhe sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, si dhe deputete socialistë të Lezhës Eduard Ndreca, Shpresa Marndoj dhe kryetaret e bashkive Pjerin Ndreu, Ndrec Dedaj dhe Majlinda Cara.

Ende nuk ka detaje lidhur me porositë që janë dhënë në atë takim.

Në Asamblenë e PS, kryeministri Rama bëri ndryshime në drejtuesit e qarqeve , ku në Lezhë në vend të Nikollës vendosi Blendi Klosin.