Priten zhvillime të reja! Sali Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë të enjten

Pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendosi të largojë nga grupi parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se takimet e tij me demokratët do të fillojnë ditën e enjte në Tiranë dhe më pas do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

“Ditën e enjte në Tiranë fillon lëvizja, pastaj do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, tha Berisha i ftuar në një studio televizive.