Po pastronin liqenin, zhytësit nuk ‘iu besojnë syve’ nga ajo që zbulojnë

Biçikleta, kasaforta dhe madje edhe ar.më u gjetën në një liqen në Bruksel gjatë pastrimit ditën e sotme. Rreth 30 zhytës u futën në liqen, përballë Place Flasse, në komunën Ixel në Bruksel.

Sipas kreut të pastrimit publik, Nabil Mesaudi, rreth pesë deri në gjashtë tonë mbeturina u hoqën. Por gjatë pastrimit u zbuluan katër armë, njëra prej tyre shumë e vjetër dhe një pu.shkë si dhe gjashtë kasaforta. Qershorin e kaluar, 12 kasaforta të tjera u gjetën në liqen dhe u morën. Në të njëjtën kohë, u gjetën shumë gota dhe shishe, ndërsa vlen të theksohet se liqeni është afër shumë restoranteve. Mbeturinat u mbushën mbi një kamion.