Përjashtimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike, reagon për herë të parë Edi Rama

“Vijmë në këtë Kuvend me dorën e shtrirë për Bashën”, kështu është shprehur Edi Rama pasi ka dalë nga Kuvendi.
Ne vimë me dorën e shtrirë, pa marr parasysh se si do të shkonin zhvillimet brenda PD-së dhe dora është e shtrutë për të bashkëpunaur në funksion të vendit dhe borxheve që ja kemi popullit”, deklaroi Rama.

“Ndalova për t’ju uruar të gjithave dhe të gjithëve një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtorë të publikut në këtë shesh në hyrje të Parlamentit. Unë do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë të gjitha përpjekjet që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit dhe problemet e tyre reale, ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve”, shtoi më tej Rama para gazetarëve.
A jeni i kënaqur që Basha vrau babain e tij?

PS e ka marrë një mandat për të udhëhequr dhe PS sot është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shohim përpara. Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe me ju.