Krisje me Edi Ramën? Albin Kurti tregon marrëdhënien me kryeministrin: Jemi takuar në Tiranë edhe Dhërmi!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është në kontakte të vazhdueshme me Edi Ramën.

Ai ka zbuluar se janë takuar në Tiranë dhe Dhërmi.

Kryeministri i Kosovës tha se e vetmja gjë për të cilën nuk bien dakord është “Ballkani i Hapur”, por kanë komunikim dhe bashkëpunim për gjëra të tjera.

Kurti: Në çdo konferencë dhe Samit takohemi dhe komunikojmë. Herën e fundit ishte në Bled të Sllovenisë.

Pyetje: Po në Tiranë edhe Prishtinë nuk takoheni?

Kurti: Jo jemi takuar edhe në Tiranë, edhe në Dhërmi, ne vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për “Ballkanin e Hapur”, çfarë të bëjmë tash?! Nuk mendoj që është nismë në interes të shqiptarëve të Kosovës. Për gjëra të tjera jemi në komunikim edhe bashkëpunojmë.