Konfirmohet ndarja me PD, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së zbulon kërkesën që partia e Kryemadhit i ka bërë Bashës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka konfirmuar ndarjen e me Partinë Demokratike. AI tha se ato i kanë kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale, duke nënkuptuar që sipas stij Basha ka tradhtuar interesat e qytetarëve në interes të Edi Ramës. I pyetur nëse po aludonte për një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, Braimllari tha se koha do ta tregojë këtë. Më tej Braimllari tha se LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për një grup parlamentar.

‘I kemi kërkuar të mos tradhtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi kërkuar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.

Është koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës! LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.

LSI ka vendosur që të qendrojë në opozitë parimore dhe marrja e vendimeve tona në opozitë ka qenë vendimarrje e cila në disa raste bëhej për të ruajtur fryëmn opozitare. Kërkesa e vetme që LSI ka adresuar kundrejt kryetarit të PD ka të bëjë me faktin që të mos tradhëtohet kauza e opozitës për interes të Edi Ramës. Ne kemi qendruar korrekt dhe të pastër në opozitë. Nuk kemi kërkuar as deputet, as ministra, as grup parlamentar.’- tha Braimllari.