Italia shtrëngon masat, “Green Pass” nga 15 tetori i detyrueshëm në të gjitha vendet e punës

Pasaporta e vakinës do të bëhet e detyrueshme në Itali në të gjitha vendet e punës publike dhe private.

Kjo është bërë e ditur nga ministrat e shëndetësisë Roberto Speranza, të funksionit publik Renato Brunetta dhe të çështjeve rajonale Mariastella Gelmini gjatë takimit me guvernatorët.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 15 tetor dhe që prej kësaj date të gjithë duhet të kenë patjetër ‘kartën e gjelbër’, ose ‘Green Pass’.

Ata persona të cilët nuk do të jenë të pajisur me të do të gjobiten me vlerën 1 mijë euro ose 5 ditë pezullim nga puna.