Ftesat janë gati! Rudina Dembacaj zbulon datën se kur do të organizohet dasma e saj me Mark Frrokun (FOTO)

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti i Kuvendit, Mark Frroku tashmë kanë një datë se kur do ta organizojnë ceremoninë e dasmës së tyre: 1 tetor!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja e humorit, e cila publikoi sot në llogarinë e saj në Instagram një foto të ftesës së dasmës, e cila ëështë në ngjyrë jeshile.

“Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku. Me bekimin e fëmijëve tanë: Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01. 10.21, ora 19:00”, shkruhet ndër të tjera në ftesën e çiftit.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, moderatorja hodhi poshtë dyshimet se është shtatzënë për herë të dytë, teksa tha: “Shtatzënë nuk jam. Nuk kemi filluar asnjë punim të kësaj natyre akoma. Por do të ketë pas dasme. Nuk kemi akoma një datë, një vend se ku do të organizohet.

Por kemi shumë dëshirë, duke qenë të dy besimtarë katolikë, të bëjmë një ceremoni të vogël në kishë. Por nuk e dimë akoma, s’kemi vendosur akoma diçka konkrete, se është Covid. Pastaj se ç’rrjedhë do marrë, jemi edhe ne pak në siklet për këtë pjesë”.

E pyetur nëse ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj do të jetë një ndër të ftuarit në dasmën e saj, Rudina tha: “Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera.

Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë. Kemi të bëjmë me Markun, i cili do donte shumë në fakt, pavarësisht se unë nuk jam akoma gati, sepse do doja ceremoninë në kishë dhe pas ceremonisë në kishë, unë dua të bëhem tapë”.