Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, ndan foto me djalin e porsalindur në krah

Modelja Emina Cunmulaj është bërë nënë për herë të tretë, pasi ditën e sotme ka sjellë në jetë djalin e saj, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Shá Yosef Nazarian.

Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto me të voglin e porsalindur në krah.