A e mund dot Sali Berisha Edi Ramën? Ish-kryeministri nis të qeshë: Habitem si më pyesni…

Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se Edi Rama e ka mundur në zgjedhjet e vitit 2013 duke përdorur 2 faktorë, moshën dhe premtimet.

Sipas tij, Rama bëri 63 premtime dhe disa prej tyre “ngjisnin”, siç ishte shëndetësia falas apo ulja e çmimeve për ushqimet.

Berisha: A e mund Sali Berisha Edi Ramën? Unë habitem që më pyet, po ç’më thue? A e di ti si fitoi Rama përballë Berishës? U përpoq me propagandë negative dhe dështoi në mënyrë spektakolare. I bënte spotet me pamjet e ‘97-s. Rama mori modelin tim të premtimit, por ama unë e mbaja. Edi Rama në vitin 2013 premtoi, bëri 63 premtime, nga të cilat e shihja që për disa ngjiti. Ulja për ushqimet, zhdukja e listave dhe rreshtoi….përdori dy faktorë, premtimin dhe faktorin moshë. Mosha ka pasur rolin e vet, por premtimi është ai që e nxori fitues. Për moshë ai është më i plakur se unë, le të vijë të bëjmë testet, do dalë të paktën 7 vite më i vjetër se unë.