Kjo kartëmonedhë 5 Euro vlen shumë, shikoni mos e keni në xhep

Midis kartëmonedhave të euros që janë aktualisht në qarkullim, ka disa ekzemplarë që për shkak të rrallësisë së tyre mund të bëheni të pasur sa hap e mbyll sytë. Sipas një zbulimi, ka gjithnjë e më pak kartëmonedha të tilla dhe kjo është arsyeja pse vlera e tyre është rritur ndjeshëm.

Raportohet se janë 5 kartëmonedha në qarkullim me të cilat mund të pasuroheni. Nëse jeni me fat, do të merrni njëzet deri në njëqind herë më shumë se vlera e tij e vërtetë. Sidomos seritë e rralla të kartëmonedhave mund t’u sjellin pronarëve të tyre një shumë të konsiderueshme.

Një kartëmonedhë e tillë është ajo e 5 eurove, e cila bart më vete një kod numerik që mund t’ua shtojë vlerën deri në 500 euro.

Po, si mund të “zbuloni’ nëse jeni me fat?

Merrni kartëmonedhën dhe shikoni me kujdes numrat dhe shkronjat në këndin e sipërm të djathtë. Ato tregojnë serinë në të cilën është shtypur kartëmonedha. Seritë e rralla përmbajnë pesë numra të njëjtë (p.sh. 77777, 99999). Nëse ndodh që të vini re një kartëmonedhë të tillë me vete, sigurohuni që ajo të mbetet në gjendje perfekte dhe në atë rast do t’ju sjellë shumë para.