Keni planifikuar udhëtime në Itali? Nisin rregullat e reja nga dita e sotme, Ministria e Jashtme publikon protokollin

Duke nisur që nga dita e sotme qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja, të përshkruara në udhëzimin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë italiane.
Ministria e Jashtme në Shqipëri nënvizon se qytetarët shqiptarë në territorin italian do të duhet të deklarojnë vetëizolim prej 5 ditësh, në adresën ku do të qëndrojnë. Ndërkohë që përjashtohen nga karantina të gjithë ato që qëndrojnë më pak se 5 ditë dhe e dëshmojnë këtë përmes biletave.