Ç’po ndodh në jug të vendit? Moderatorja e Top Channel e shqetësuar

Prej ditësh disa zona në vend janë përfshirë nga flakët, të cilat rrèzikojnë edhe vendet e banuara. Moderatorja Ori Nebijaj, e cila ndodhet aktualisht në jug të vendit ka ngritur alarmin për këtë vatrat e zjàrrit në jug të vendit. Ajo ka treguar se gjatë ditës së sotme ka pasur 2 vatra zjàrri në Karaburun, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes.

Ori ka publikuar disa pamje nga vendi, ku zjàrri duket se vazhdon të përhapet me shpejtësi.

“Zjàrri gjatë natës vazhdon edhe më i frikshëm po në Karaburun”, shkruan moderatorja.

Ajo ka treguar se ka vënë re një tjetër vatër zjàrri pranë fshatit Tragjas në Vlorë. Ori shprehet e shqetësuar, sepse zjàrri po afrohet në zonat e banuara dhe deri më tani thotë se nuk ka parë asnjë zjàrrfikëse.

“Më afër se kaq me zonën e banuar, shtëpi apo hotele. Nuk shoh asnjë zjàrrfikëse në qarkullim nga asnjë cep ndërkohë”, shkruan moderatorja.

Të njëjtin shqetësim ngriti disa ditë më parë edhe këngëtari Alban Skënderaj, për shkak të një vatre zjàrri në Llogara. Zjàrri vazhdoi për ditë me radhë në këtë zonë dhe terreni i thyer malor vështirësoi ndërhyrjen e zjàrrfikëseve. Albani publikoi një foto nga zjàrri i madhe dhe me lutje ju kërkoi autoriteve që të ndërhynin sa më parë për shuarjen e flakëve.