Publikohet sondazhi i gjashtë i institutit italian: Ja çfarë pritet më 25 prill

Sipas Instituti Piepoli 55% deri në 59% e shqiptarëve shprehin gatishmërinë që të shkojnë në kutitë e votimit më 25 prill. Kjo është një shifër e cila qëndron stabël që prej matjes së 12 marsit me një rritje të vogël. Ndërkohë që krahasuar me sondazhet e muajve nëntor, janar apo shkurt ka një rënie të rëndësishme të predispozicionit për të shprehur vullnetin në zgjedhjet e 25 prillit pasi janë 4 apo 5 përqind e shqiptarëve që kanë ndryshuar qëndrim dhe tashmë refuzojnë të votojnë.